Yjet e kinemasë në tapetin e kuq të kanës dje u bënë protagonistë të një propozimi ta pazakontë.
Një burrë i moshuar i veshur me kostum, që ulet në gjunjë për t’i propozuar shoqërueses së tij, dukshëm shumë më e re në moshë u fiksua nga të gjithë paparacët e pranishëm në event.
Por gazeta britanike The Sun zbuloi se bëhej fjalë për manjatin çek Milos Kant dhe të dashurën e tij, yllin portugez të realit show Margarida Aranha, 40 vjet më e re se ai.
Çifti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq pasi Kant, 65 vjeçar u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij bukuroshe, 25 vjeçe.
Fatmirësisht për të, partnerja tha “Po” dhe ata shkëmbyen një puthje plot pasion përballë të gjithëve.