Ballina Aktualitet Kultura Nata finale e Eurovizion, Jonida Maliqi më e votuara nga publiku

Nata finale e Eurovizion, Jonida Maliqi më e votuara nga publiku

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve. Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.

Kënbgëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme në natën finale do të këndojë e dyta duke mbajtur kështu kodin me numër 2. Të gjithë shqiptarët ngado që ndodhen mbrëmjen e sotme do të kryqëzojnë gishtat për Jonida Maliqin.

Deri në këto momente këngëtarja shqiptare është pëlqyer shumë. Duke parë votimin online në faqen zyrtare në eurovizionit vote.esctoday.com/ Jonida Maliqi është më e votuara nga publiku.

Pas përfundit të performacave të 26 këngëve në natën finale do të jetë dhe votimi i jurive profesioniste. Më pas do të mblidhet votimi i publikut me atë profesioniste për të vendosur kush do të shpallet kënga fituese për vitin 2019.