Haqif Agaj nga fshati Hogosht i Kamenicës ditën e parë të Ramazanit nuk e pati të vështirë ta agjërojë, dhe ka një arsye të fortë për këtë.
Ai thotë se Ramazani është vetëm njëri nga gjashtë muajt që agjëron gjatë vitit.
Agaj beson se kjo që bënë i është kthyer për të mirë në këtë botë. Sa i përket shëndetit nuk përballet me ndonjë sfidë.
Ai tregon se fillimisht kishte filluar me një muaj në vit agjerim, pastaj me tre ndërsa ka vite që ai agjëron nga gjashtë muaj.