Sipas një studimi të ri, yndyrnat e ushqimeve të shpejta mund të depërtojnë në tru, ku shkaktojnë dhjamosje të trurit si dhe depresion.
Kërkimi tregoi se yndyrnat e ngopura hyjnë në tru nëpërmjet presionit të gjakut.
Fillimisht, ato ndikojnë në funksionimin e hipotalamusit dhe pjesës së trurit që kontrollon emocionet, dhe çon në rritjen e simptomave depresive.
Ky hulumtim u krye me minj, dhe tani shkencëtarët besojnë se këto gjetje mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.
Anti depresantët janë më pak efektive tek personat obezë, sesa tek ata me peshë normale.
Kërkuesit mendojnë se obezët janë më lehtësisht të prirur drejt depresionit.
Studimi u udhëhoq nga Universiteti i Glasgow dhe u publikua në Trnslational Psychiatry.
Ky studim u krye duke ushqyer minj me 60% yndyrna të ngopura dhe të pangopura, dhe gjetën pjesë të acideve yndyrore duke hyrë në tru përmes qarkullimit të gjakut.
Studiuesit besojnë se zbulimet e tyre tashmë do të ndihmojnë në zbulimin e antidepresantëve të përshtatshëm për individët mbipeshë.
Profesori George Baillie, i cili udhëhoqi studimin e Universitetit të Glasgow, tha:
“Kjo është hera e parë që dikush ka vëzhguar efektet direkte që mund të ketë një dietë me yndyrna në tru, dhe lidhjet e tyre me depresionin. Ky studim mund të shpjegojë si dhe pse obeziteti është i lidhur me depresionin dhe si mund të kurohen pacientët në këto kushte”