Në javën e fundit, njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, ishte dhu*nimi i grave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë, u kthye edhe njëherë pas publikimit të një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, përmes së cilës pretendohej të dëshmohen kr*imet sek*suale të serbëve.
Për këtë, të enjten në Frontal, ishte e ftuar njëra nga gratë e dhu*nuara gjatë luftës në Kosovë.
Ajo tha se ishte duke qëndruar me familjen e saj në shtëpi, kur serbët hyn më fo*rcë dhe e dhu*nuan para syve të gjithë familjes.
“Neve kanë hy serbët edhe na kanë dhu*nuar në shtëpi, nersy familjarëve, nërsy fëmijëve, nersy nenës e babës e burrit. Edhe na kanë marrë me vete pen*g, tri ditë e tri net, na kanë dhu*nuar pa ndal. Jemi kanë si grup, neve çka jemi kanë ma të bukura na kanë marrë, e dy tjera i kanë lanë në shtëpi.
Ndërsa më pas, ishte kid*napuar dhe dhu*nuar për disa ditë me radhë.
“Në kanë marrë e na kanë dergu me një fshat, na kanë dhu*nuar kah 12-13 herë, derisa jemi aliv*anosur. E aliv*anosjen na i kanë hjek me ra*ki e me sh*rrë. Kemi qenë 17 gra, na kanë dërguar në një fshat të Studimes.”