Ballina Aktualitet Tensione në seancën për “Lagjen e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar (VIDEO)

Tensione në seancën për “Lagjen e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar (VIDEO)

Me një minutë heshtje dhe kërkesë të zëshme për hetim ndërkombëtar, seanca ankimore për rastin Lagja e Trimave në Gjyk*atën e Apelit u shndërrua në kon*flikt verbal mes të akuzuarve dhe trupit gjyk*ues.

Të akuzuarit kanë dy kërkesa themelore.

Kërkesat e grupit të Kumanovës
“Kërkojmë që të vinë të gjithë dëshmitarët që ne i kemi propozuar dhe janë pjesë e kurthit të Kumanovës: Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov, Stojan Angellov, Gjorgje Ivanov, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Bekir Asani, Ejup Alimi, Arif Asani, Shenasi Mehmeti, Sadulla Duraku, Zemri Qamili dhe Besir Dehari.
Kërkojmë që të publikohet video incizimi i datës 9-10 maj gjatë luftimeve nga kamerat e njësive speciale, të cilët incizime i posedon gjykata. Aty pasqyrohet dilema nëse Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Samid Kastrioti dhe Valon Kabashi janë vra*rë në luftime apo janë ekzekutuar pasi janë arrestuar”.

Pas tensioneve në sallë, një pjesë e madhe e të akuzuarve në krye me Genc Sefajn dhe Faldet Zekajn lëshuan sallën e gjyqit. Të tjerët u larguan në shenjë solidarizimi. Avokatët e të akuzuarve qëndruan në seancë ku edhe dëgjuan akuzën, e të cilën sipas tyre, grupi armatosur nuk e pranon dhe nga Qeveria kërkon që të mbaj premtimin për zbardhjen e motiveve të luftimeve në Kumanovë.

Ju mirë e dini se kur nuk ka civil të plagosur dhe vr*arë, nuk mund të flitet për terr*orizëm. Në këtë rast, civilët ishin të mbrojtur nga grupi armatosur- tha avokati mbrojtës Naser Raufi.

Nuk kanë besim në këtë Gjykatë dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar me qëllim që të kuptohet e vërteta e asaj se çfarë kanë ndodhur më më 9 dhe 10 maj në Kumanovë dhe të dihet e vërteta nga djemtë dhe nga opinioni- tha avokati tjetër mbrojtës Mefail Arsllani.

Nga vendimi i shkallës së parë, 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës u dënuan me 746 vite bur*g, 7 me bur*g të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet bur*g, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Seanca ankimore vazhdon të premten me kundërshtimin e akuzës nga pala mbrojtëse.

https://www.youtube.com/watch?v=C0rjUE2Zhvk