Dje rreth orës 10 e 20 minuta, në parkingun në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, furgon për transportimin e mallrave i tipit ,”Fiat Dukato” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar 34-vjeçari N.M. nga Shkupi, duke kthyer mbrapa ka aksidentuar këmbësoren 77-vjeçare B.N. nga Tetova.
Gjatë aksidentimit B.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtin furgon është dërguar dhe mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në Spitalin Klinik të Tetovës .
Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.