Ballina Kronika Tetovë – Jazhincë, aksident i rëndë, zjarrfikësit nxjerrin shoferin e ngecur në...

Tetovë – Jazhincë, aksident i rëndë, zjarrfikësit nxjerrin shoferin e ngecur në makinën e batuar (FOTO)

Ishin zjarrfikësit që e nxorrën nga makina një banor të moshës 45 vjeçe nga Rogaçeva e Tetovës, pasi humbi kontrollin e makinës dhe u rrokullis në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot pas orës 12.00, transmeton flurudha.com.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Tetovës, për shkak të rrokullisjes ai pësoi lëndime të rënda, por nuk e humbi vetëdijen.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën Tetovë-Jazhincë në mesditë, në zonën e fshatit Bellovishte. Për shkaqe ende të panjohura, makina e tipit “Peugeot 307” , e drejtuar nga B.J, 45 vjeç, nga Rogaçeva, doli nga rruga, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Shoferi ishte vetëm në makinë, kurse pas nxjerrjes nga makina, me autoambulancën e Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik në Tetovë.

”Një të lënduar e nxorëm sepse këmbët i kishte të pështjellura nga metalet, por me intervenim dhe me mjete hidraulike ia dolëm të shpëtojmë falë edhe Ndihmës së SHpejt që na ndihmoi duke e transferuar në Spitalin e Tetovës” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot.

Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendngjarje dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit./flurudha.com