Ai po shkonte në punë, por një fat i trazuar e çoi larg nga dashuria e njerëzve të tij.
Kështu shkruajnë mediat italiane për shqiptarin Alfons Kaja, një shofer 33 vjeçar i cili jetonte në San Severino. 33-vjeçari u gjet i vd*ekur dje rreth orës 4.30, në makinën e tij tip Passat, ngjyrë blu përgjatë rrugës nga San Severino në Tolentino.
Të dielën mbrëma ai i tha gruas së tij se nuk ndjehej mirë kështu që shkoi në urgjencën e San Severinos. Mjekët e vizituan dhe vunë re se Alfonsi kishte presion të lartë të gjakut, por asgjë tjetër, kështu që ata e dërguan në shtëpi. Të hënën në mëngjes, ndërkohë që ai po shkonte në punë, u godit nga një sëmundje fatale: një su*lm i ashpër në zemër ose ishemi cerebrale. Diçka që, nuk i dha kohë të bënte asgjë, shkruajnë mediat italiane. Alfonsi, ishte baba i një fëmije dhe po priste të bëhej baba për herë të dytë pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë.