Ballina Aktualitet Kultura VIDEO/ Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale

VIDEO/ Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka mbushur skenën e “Eurovizion 2019” në tel Aviv të Izraelit me zërin e saj dhe me sa duket përkushtimi i saj është shpërblyer duke e kaluar në finalen e Eurosong.

Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Festivalin e 57-të, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv. Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

Ajo këndoi live duke dhuruar emocione anë e mbanë botës. 10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:

Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria

Suedia
Rusia

Azerbajxhan
Danimarka

Norvegjia
Zvicra
Malta

Performanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Faqja e Eurovision Song Contest në “Facebook” e cilësoi magjepsës zërin e këngëtares shqiptare.

E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Këngëtarja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera dhe kodi për të votuar atë është 14. Votimi do të hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta.