Ballina Aktualitet Vuçiq refuzon foton me presidentin Meta (VIDEO)

Vuçiq refuzon foton me presidentin Meta (VIDEO)

Që prej mbërritjes në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës, presidenti serb u shpreh i mërzitur me liderët shqiptarë.

Pas takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat serbe do të deklaronte se “shqiptarët vazhdojnë flasin për bashkim kombëtar dhe askush nuk reagon”.

Deklarata e tij erdhi pas një takimi mes Hashtim Thaçit dhe Edi Ramës, ku sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat u tha se “ishte rënë dakord për krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”.

Kjo është cilësuar provokim nga presidenti serb, i cili këtë të enjte refuzoi foton pas takimit me Ilir Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n, mikpritës të samitit të Brdo-Brijunit./ Opinion.al