Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se Shqipëria sillet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut njësoj si me pakicën turke në Bullgari.
“Shqipëria nuk mund të sillet me shqiptarët në Maqedoni njësoj si mbronë interesin e një pakice tjetër në Turqi apo dikund tjetër.
Sjellja e Shqipërisë deri me tash ka qenë sikur po mbron interesin e pakicës turke në Bullgari”, është shprehur Sela në një intervistë dhënë emisionit “Debat” në RTK.
“Kosova ka rrethana të tjera, ne e kuptojmë. Akoma janë problemet e brendshme dhe problemi i marrjes së ulëses në OKB.
Por sërish angazhimi mund të jetë më i madh. Shqiptarët e Kosovës në përgjithësi e ndjekin situatën më shumë”, ka thënë ai.