Bora ka surprizuar sot banorët e vendbanimeve Victoria dhe Collipulli të provincës Malleco të regjionit La Araucanía në Kili, transmeton Tetova News sipas medieve kiliane
Përdoruesit e rrjeteve sociale ndanë disa imazhe të fenomenit të pazakontë klimatik në këtë zonë.
Në video dhe fotografi shihet një borë e madhe që ndërpreu trafikun e automjeteve dhe transferimin e punëtorëve.
Rruga 5 e Jugut, midis Victoria dhe Ercilla, ishte një nga ato më të prekurat nga ky fenomen meteorologjik.
Ajo që duhet të theksohet është se dëbora është fenomen i rrallë në atë zonë, kështu që nga SEREMI Transport u bë apel i përgjithshëm për kujdes në trafik për të shmangur aksidentet./TetovaNews
https://www.youtube.com/watch?v=Zj0ZL8B5m9g&feature=youtu.be