Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, thotë se një vendim i Bashkimit Evropian për të shtyrë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të ishte një mesazh jo i mirë për vendet Ballkanit. I bindur se vendi i tij e meriton dritën jeshile, zoti Gashi përmend investimin e Shkupit për të zgjidhur një mosmarrëveshje shumë vjeçare me Greqinë lidhur me çështjen e emrit, si një prej arsyeve që Brukseli duhet të ketë parasysh për të vendosur mbi këtë çështje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i partisë Alternativa thotë se shtyrja e datës për çeljen e bisedime do të sillte tronditje të skenës politike të vendit, duke mos përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Gashi: Shtyrja e negociatave me BE-në do të trondiste politikën në Shkup...