Sot, më datë 17.06.2019, muzicientët dhe interpretuesit nga Komuna e Strugës, të revoltuar nga pasiviteti i jetës kulturo- artistike, si dhe fluksit shumë të madh të muzicientëve dhe inerpretuesve të jashtëm, të cilët e pamundësojnë funksionimin e drejtë dhe ligjor të muzicientëve dhe inetrpretuesëve nga kjo komunë, e formuan: Shoqatën e Muzicinetëve dhe Inetrpretuesve ,,HARMONIA 2019,, që si qëllim parimor e ka ngritjen e jetës kulturore dhe artistike në Komunën e Strugës, duke dashur këtu të theksojmë se kjo shoqatë, në bazë të statutit të saj, do të mundohet që në bashkëpunim me institucionet shtetërore të ndalojë futjen të muzicientëve dhe interpretuesve nga jashta shtetit, të cilët në mënyrë jo të organizuar dhe jo ligjore veprojnë në Komunën e Strugës dhe me këtë veprim po të njëjtit pengojnë funksionimin e muzicientëve dhe interpretuesve nga Komuna e Strugës.
Shfrytëzojmë këtu rastin për t`i lutur menaxherët të cilët bashkëpunojnë me grupe muzikantësh dhe inetrpretuesësh nga jashta shtetit të RMV të bëjnë kujdes në zgjedhjet e tyre se me cilët grupe muzikantësh dhe ineterpretuesësh do të bashkëpunojnë, duke patur parasysh se deri më sot u kanë shkaktuar shumë dëm muzicientëve dhe interpretuesve të Komunës së Strugës, duke mos menduar fare për këtë veprim jo human.
Shpresojmë se këtë hap do të ndjekin dhe qytetet të tjera, që e ndjejnë po të njëjtën brengë, duke dashur të theksojmë se së bashku do të jemi më të organizuar si artistë dhe më të fuqishëm.
Me respekt, ju falënderojmë për mirkëuptimin.
për SHMI ,,HARMONIA 2019,,
Kryetari Arment Saipi
Strugë, 17.06.2019