Ishte nën ndikimin e dro*gës dhe ilaçeve dhe makinës i jepte me shpejtësi larg të lejuarës – është thelbi i padisë që policia e Zagrebit ka ngritur kundër 35-vjeçarit OZREN M., shoferit të BMW-së, i cili të enjten, pa frenuar aspak në pikën e pagesës rrugore Shën Helena (autostrada A4 në drejtim të Zagrebit) u përplas në makinën e kolonës para tij.
Nëse në rrugë gjyqësore do të dëshmohet fajësia, ai rre*zikon deri në tetë vjet bu*rg.Pritet edhe të vërtetohet nëse në momentin e përplasjes ka qenë duke folur në telefon.
Në goditjen e vozitjes së pakontrolluar të Ozren M. nga Çakovec, u ndodhën Daniel Dobrenov (38), ish-trajneri i tenisit i Petre Martiq, bashkëshortja e tij Ana dhe djaloshi i tyre shtatëvjeçar. Që të tre me lëndime të rënda janë hos*pitalizuar në klinikat e Zagrebit, ku mjekët dhanë maksimumin për t`i shp*ëtuar.
Ditën e ko*bshme, familja Dobrenov vinte nga Budapesti, ku kishin arritur me avion nga Australia e largët dhe pas takimit me miqtë në Zagreb planifikonin të shkonin me pushime në Dugi Otok. Po udhëtonin me një Shkoda dhe kur po i afroheshin pikës pagesore Shën Helena, fiks në ora 12 e 43 minuta të së enjtes, me shpejtësi 150 km në orë pikës pagesore iu afrua me BMW-në e tij Ozren M.
Pa frenuar aspak, ai u për*plas në Shkodën me targa hungareze, ku ishte familja Dobrenov.