Moderatorja Eva Murati nuk i ka shpëtuar sfidës virale në rrjetet sociale “The Bottle Cap Challenge”, ku tapa e shishes duhet të hiqet me këmbë.
Eva ka postuar një video teksa gjendet mbi një varkë, duke e realizuar sfidën me sukses që në herën e parë.
“Kjo video është e bërë me dublën e parë. Ndërkohë lutesha: ‘bëj të realizohet me të parën, mos të turpërohem 100 herë”, shkruante në krah të postimit në Instagram moderatorja.