Dy shqiptarë respektivisht të moshës 24 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën pasi janë për*plasur me murin e një autostrade, ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre me targa shqiptare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 06.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso, e cila cilësohet edhe si vra*sësi i rrugëve, për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në të.
Siç raporton “Corriere della sera”, dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolksëagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përp*lasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.
Policia tha se janë ende të pazbardhura motivet sesi dy shqiptarët humbën drejtimin e mjetit, duke ndryshuar kursin e drejtimit të mjetit, kur u përp*lasën me murin rrethues të kantierit. Vikt*imat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.
Në raportet e policisë italiane, sipas shifrave nga viti 2011 deri në vitin 2018 rezulton se autostrada Pontebbana është autostrada më e rrez*ikshme në Itali, që ka marrë shumë jetë njerëzish, duke u cilësuar edhe si “Ki*lleri pontebanna”.