Mbrëmë pas mesnate në fshatin Çajle të Gostivarit, është arr*estuar 53 vjeçari B.H, pasi gjatë ahengut familjar që është organizuar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se ka gju*ajtur me ar*më zjarri pis*toletë, dhe ka pla*gosur dy gra nga fshati Çajle, H.I, 44 dhe M.M, 35 vjeçe.
Dy grat e pla*gosura janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murat” për t`iu dhënë ndihmën e parë.
Nga plagët e pësuara, njëra nga zonjat është transferuar në Klinikat e Shkupit.
Pro*kurori Publik dhe SPB Gostivar kanë kryer het*imet në vendin e ngjarjes, ndërsa i privuari nga liria B. H. është arr*estuar nga policia.
Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit, tek personi i arr*estuar ka gjetur dhe konf*iskuar një pis*toletë, e cila po ashtu është dërguar për ekspertizë të mëtejme.