Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.
Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.
Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221 mijë e 800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.
Lista e plotë e shteteve:
Suedia 221800 ishuj
Finlanda 188000 ishuj
Norvegjia 55000 ishuj
Kanada 52455 ishuj
Indonesia 17508 ishuj
Australia 8222 ishuj
Filipine 7107 ishuj
Japonia 6853 ishuj
Britania e Madhe 6289 ishuj
Greqia 6000 ishuj
Estonia 2355 ishuj