Robert Berisha ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të konfirmuar edhe zyrtarisht ndarjen nga Nora Istrefi me të cilën kanë edhe një vajzë, Renee, shkruan lajmi.net.
Në postimin e bërë Këngëtari ka falënderuar bashkëshorten për të mirat që ja ka dhuruar gjatë gjithë këtyre viteve.
“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet permes kti postimit Nora Istrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën I wish you all the best” ishte shkrimi i Robertit. /Lajmi.net/