Numri i turistëve nga Ballkani është rritur ndjeshëm në Turqi këtë vit, pasi kriza ekonomike e ka bërë një destinacion më të lirë se rivalët në këtë sektor.
Nga Hamdi Fırat Buyuk, Birn
Sipas zyrtarëve lokal sektori i turizmit ka përjetuar një rritje rokord në Turqi këtë vit, duke shënjuar një rritje prej 13 për qind vetëm në 6 muajt e parë të 2018-tës. “Deri në fund të këtij viti në presim një rritje prej 15 për qind dhe duket se do të kemi rreth 51 milionë deri në 52 milionë vizitorë,” tha më 4 gusht ministri i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Pas krizave të shumta të brendshme dhe të jashtme dhe një krizë serioze ekonomike, të ardhurat nga turizmi janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për Turqinë.
Lira Turke ka humbur më shumë se 90 për qind të vlerës së saj kundrejt euros që nga viti 2016, duke e bërë vendin më të lirë se kurrë për vizitorët.
Nurmi i vizitorëve nga Ballkani është rritur në mënyrë dramatike.
Për të njëjtat arsye, agjencitë turistike shprehen se Ballkani ka humbur një numër të madh vizitorësh nga Turqia, megjithëse të dhënat janë të paqarta.
Turqia është bërë shumë më e lirë si destinacion për turistët nga Ballkani, ndërsa për turqit të shkosh jashtë vendit është kthyer në luks,” i tha BIRN Ahmet Erdi Ozturk, nga departamenti i shkencave politike të Universitetit Birmingam në Angli.
“Të udhëtosh jashtë vendit nuk është më një opsion për shumë turq për shkak të thellimit të krizave politike dhe ekonomike,” shtoii ai.
Si një udhëtar i shpeshtë në Ballkan, Ozturk thotë se profili i turqve që vizitojnë Ballkanin gjithashtu ka ndryshuar, pasi shumë turq tani vendosin të shkojnë dhe të jetojnë atje përgjithmonë, në kërkim të një starti të ri në jetë.
Turistet nga Ballkani tërhiqen nga çmimet e lira
Sipas Shoqatës Turke të Agjencive të Udhëtimit, TURSAB, numri i turistëve nga Ballkan në Turqi u rrit në 4.6 milion vizitorë në vitin 2018, një rritje e mprehtë nga 3.1 milion vizitorë në vitin 2016.
Një numër rekord i turistëve në Ballkan pritet gjithashtu këtë vit. Gati 1.8 milion turistë nga Ballkani e vizituan Turqinë në pesë muajt e parë të vitit, një rritje prej gati 45 për qind në krahasim me vitin 2016.
“Këtë vit, ne presim një rritje të paktën 10 deri në 15-përqind të numrit të turistëve nga Ballkani,” tha një zyrtar i TURSAB për BIRN.
Sipas TURSAB, më shumë se gjysma e turistëve nga Ballkani që vizituan Turqinë në 2018 erdhën nga Bullgaria – e cila ka një komunitet të madh etnik turk.
Greqia dhe Rumania erdhën pas, me 686,000 dhe 641,000 vizitorë secila. Rreth 225,000 turistë erdhën nga Serbia, 209,000 nga Maqedonia e Veriut, 139,000 nga Kosova, 125,000 nga Shqipëria, 120,000 nga Bosnja, 40,000 nga Sllovenia dhe 24,000 nga Mali i Zi.
Rritja për një vend nga viti 2016 varion nga 17 për qind në mbi 100 për qind. Rritja më e lartë e regjistruar ishte në numrin e turistëve sllovenë – 122 për qind, por numri i turistëve serb gjithashtu u rrit me 105 për qind, turistët boshnjakë me 82 për qind dhe turistët rumunë me 79 për qind.
“Njerëzit e Ballkanit zgjedhin Turqinë për tre arsye kryesore,” shpjegoi Ozturk.
“Së pari, niveli i tij i lartë i angazhimit politik dhe ekonomik në rajon – plus serialet televizive shumë të njohur turke – kanë përhapur ” fuqinë e butë” të Ankarasë midis popujve të Ballkanit, të cilët tani duan të vijnë për të parë vendet historike dhe natyrore të Turqisë.
“Së dyti, njerëzit dhe kuzhina turke janë shumë të njohura për Ballkanin. Së treti, Turqia është shumë më e lirë tani, kështu që natyrshëm njerëzit duan t’i përdorin këto çmime të ulëta në avantazhin e tyre, “tha Ozturk.
Zina Hajdarbasic, një mësuese 27-vjeçare nga Sarajeva në Bosnje, e cila kaloi pushimet e saj verore në Antalia, i tha BIRN se nuk ishte penduar për zgjedhjen. “Zgjodha Turqinë sepse ato kanë shërbimin më të mirë për atë që paguan,” tha ajo. “Patjetër që ia vlen, për shembull nëse krahasohet me Kroacinë, ku gjithçka është e shtrenjtë dhe shërbimi nuk është aq i mirë.”
“Turqia ka gjithçka për të ofruar dhe unë e dua këtë vend, ” tha Yavor Siderov, një akademik 48-vjeçar bullgar nga Sofja që ka vizituar Turqinë shumë herë.
Agjencitë: numri i turistëve turk në Ballkan po ulet
Ndërkohë, agjencitë e udhëtimit thonë se shifrat po shkojnë në drejtim të kundërt kur bëhet fjalë për turqit që vizitojnë Ballkani.
“Deri dy ose tre vjet më parë, ne organizonim katër ose pesë turne të mëdha nga Turqia në një muaj. Tani kemi vetëm një ose dy,” tha për BIRN në Sarajevë Omer Sert, pronar i Agjencisë së Turizmit të Bosna Sebil dhe përfaqësues i njërës prej OJQ-ve kryesore të biznesit në Turqi, Shoqata e Pavarur e Industrialistëve dhe e Biznesmenëve, MUSIAD.
Sert thotë se të shkosh jashtë vendit me pushime tani është një luksi për shumicën e turqve. “Kriza ekonomike në Turqi ka shkaktuar këtë situatë,” tha ai. “Duhet të gjejmë zgjidhje të reja për të mbijetuar, pasi numri i turistëve turq është zvogëluar”.
Nazlican Yilmaz, 24 vjeç, një studente e sapo diplomuar nga Stambolli, vizitoi Ballkanin në vitin 2018 dhe 2019 – por vetëm sepse destinacionet e tjera ishin bërë edhe më të shtrenjta.
“Unë planifikoja të shkoja në Spanjë ose Itali, por për shkak të krizës ekonomike dhe rënies së Lirës Turke më desh të vizitoja Bosnjën dhe Slloveninë,” tha ajo për BIRN.
Ajo nuk mendon se do të jetë në gjendje të vizitojë ndonjë vend tjetër në Evropë në të ardhmen e afërt, madje as në Ballkan.
“Lira ulet dita ditës, mallrat dhe shërbimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, dhe biletat e fluturimit janë jashtëzakonisht të shtrenjta, pasi gjithçka është me çmim në monedha të huaja”, përfundoi ajo.
Ndërkohë, Sert ka filluar të organizojë turne në Turqi për turistët nga Ballkani, pasi kërkesa prej tyre është rritur tani Turqia është bërë më e lirë.
“Unë gjithashtu tërheq bashkësitë turke që jetojnë jashtë Turqisë [në Evropën Perëndimore] pasi ata ndajnë të njëjtat interesa si bashkatdhetarët e tyre … dhe ata kanë të njëjtat paga si evropianët,” tha ai.
“Unë organizoj turne në Ballkan për ta, dhe kërkesa po rritet. Kështu kam mbijetuar në këto kohë të trazuara, në të cilat shumë nga kolegët e mi u është dashur të mbyllin agjencitë e tyre. ”
Sidoqoftë, eksperience e Sert nuk përputhet me të dhënat zyrtare të statistikave nga vendeve të Ballkanit për numrat turistë turq.
Bosnja thotë se 85,000 turistë turq vizituan vendin në 2018, që është më shumë se 83,000 që erdhën në vitin 2016.
Në Maqedoninë e Veriut, një tjetër destinacion popullor për turqit, gjithashtu u rrit numri i turistëve turq, nga 105,000 në 2016 në 111,000 në 2018.
Numri i qytetarëve turq që vizituan Bullgarinë është rritur gjithashtu, nga 1.3 milion në 2016 në 1.5 milion në 2018.
Në Kosovë, numri i turistëve turq u rrit në afro 15,000 në vitin 2018 nga 12,000 në 2016. Ulja e vetme është regjistruar në Serbi, ku numri i vizitorëve turq në shtatë muajt e parë të vitit 2019 ra në 34,000, nga 48,000 në të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Shumë turq kërkojnë një jetë të re në Ballkan:
Omer Sert dyshon se numrat zyrtarë mund të mos jenë të sakta.
“Të dhënat zyrtare mund të mos jenë të vërteta. Ne jemi në këtë biznes, ne ndjekim situatën dhe jemi në kontakt me agjenci të tjera, hotele dhe restorante. Të gjithë jemi dakord se numri [i turistëve turq] ra ndjeshëm,” tha ai.
“Arsyet pas numrave [në rritje] mund të shpjegohet me numrin në rritje të rezidentëve turq në Ballkan dhe turqve që jetojnë në Evropë dhe kanë pasaporta turke. Por unë mbetem shumë skeptik në lidhje me këto numra, “tha ai.
Ozturk, nga Universiteti Birmingamit, mendon se të dhënat zyrtare mund të jenë të vërteta, por nuk tregojnë tablonë e plotë.
“Numrat zyrtare tregojnë jo vetëm turqit që vizitojnë vendet e Ballkanit për qëllime turizmi,” tha ai.
“Komuniteti i madh turk që jeton në mërgim e përdor Ballkanin si bazë, dhe numri i turqve që duan të fillojnë një jetë të re në rajon po rritet gjithashtu,” shtoi Ozturk.
Sipas agjencisë turke të statistikave, afro gjysmë milioni turq u larguan nga vendi në vitin 2016 dhe 2017, dhe numri në 2018 dhe 2019 ka të ngjarë të vendosë një rekord të ri.
Kryesisht turqit e rinj, urbanë janë larguar për shkak të krizës ekonomike, trazirave të zgjatura politike dhe dëshirës për një jetë më të mirë.
“Numri i turqve që largohen nga vendi po rritet dhe shumë prej tyre gjejnë strehim në Ballkan,” tha Ozturk.
“Rajoni [Ballkan] është një treg relativisht i ri për turqit të cilët kanë emigruar në Evropë për dekada. Ata po vijnë në rajon për të filluar biznese dhe të largohen nga problemet e tyre të brendshme, “shtoi ai.
Shifrat janë të pakta për numrin e saktë të shtetasve turq që jetojnë tani në Ballkan, por statistikat e publikuara nga ministria e jashtme turke në fillim të shkurtit tregojnë se më shumë se 110,000 turq janë regjistruar në misione e saj diplomatike në rajon.
Një gazetar 44 vjeçar Gur Kut Gursoy është njëri prej tyre. “Unë erdha në Beograd në vitin 2016 për të punuar për një agjenci ndërkombëtare lajmesh. Tani punoj si gazetar i pavarur dhe po punoj në hapjen e një faqe lajmesh për sportet në gjuhën serbe, “tha Gursoy.
Ai thotë se numri i turqve që jetojnë dhe punojnë në Beograd po rritet. “Turq nga të gjitha bindjet politike dhe etnike jetojnë tani në Beograd. Ka shumë vende kafeje turke, restorante dhe dyqane turqish në Beograd,” tha ai.
“Studentët turq po ndjekin universitetet serbe dhe punëtorët nga institucionet shtetërore dhe private turke janë një pjesë e rëndësishme e një komuniteti në rritje turk në Beograd,” përfundoi Gursoy.