Ballina Kronika “5 mijë euro ose të nxora video intime”/Shpallet në kërkim shqiptari që...

“5 mijë euro ose të nxora video intime”/Shpallet në kërkim shqiptari që shantazhoi greken

Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguhej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke. Ndjekja e këtij shqiptari i është besuar sektorit kibernetik në policinë e Tiranës, e cila tashmë po ndjek hartën elektronike të përdorimit të profilit me emrin “mitsos-11111” dhe “tsos318”. Lidhur me këtë çështje policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në lëvizje pas një letërporosi të dërguar nga prokuroria greke, e cila kërkon nga autoritet shqiptare të gjurmojnë në rrugë kibernetike profilin e Instagramit “mitsos-11111” dhe një numër shqiptar prej nga është hapur ky profil shantazhues.

Mësohet se ka qenë vajza Tsitogloy Krystalias e cila ka paraqitur kallëzim pranë autoriteteve të policisë greke se në profilin e saj në Instagram “mitsos-11111” në datën 16 maj 2018 rreth orës 23:48 i dërgoi një mesazh përmes faqes së internetit (Ëebsite) që ajo ka profilin me emër “krystalia1994”dhe pasi zhvilloi me të komunikim i referohej se në zotërimin e tij disponon material fotografik që e paraqet atë nudo, duke kërcënuar se do ti publikonte përveç se në qoftë se do t’i dërgonte atë moment material fotografik të saj nudo. Në vazhdim, autori i panjohur me qëllim për të nxjerrë dobi pasurore të paligjshme kërkoi nga ajo që të paguajë përmes “Western Union”, shumë të hollash me qëllim që të mos kryejë publikimin të materialit të ri fotografik që kishte në zotërim të tij.

Vajza Tsitogloy Krystalias nuk e kreu pagesën e shumës së kërkuar, ndërsa autori më një tjetër adresë në Instagram me emrin “tsos318” i dërgoi sërish mesazh përkatës. Nëndrejtoria e Ndjekjes se Krimit Elektronik të Greqisë Veriore kërkoi nga Shoqëria Facebook Ireland LTD, tek e cila i përket faqja e internetit të mësipërm që përdori autori informacion mbi të dhënat e këtyre faqeve nga ku rezultoi se “mitsos-11111” është hapur me një numër telefoni shqiptar +355692934XXX. Ndërsa profili në Instagram me emrin “tsos318’ është regjistruar në llogarinë elektronike edison-bmë@live.com. Objekti i kësaj letërporosie është marrja të dhënave për identifikimin e personi që kanë përdorur adresat e mësipërme më qëllim përfitimin të paligjshëm duke konsumuar veprën penale në dëm të vajzës greke Tsitogloy Krystalias, dhe më konkretisht “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”./Shqiptarja.com