E përdorim shumë: kur hamë mëngjesin, një ëmbëlsirë ose edhe kur pimë kafen. Ai është sheqeri, një nga elementet bazë që absolutisht nuk mund të mungojë në asnjë shtëpi. Sheqeri është një produkt aq i rëndësishëm saqë pa të nuk do të bënim dot. Megjithatë për të dimë shumë. Për shembull e dinit se limonët kanë më shumë sheqer se luleshtrydhet, apo se sheqeri shkakton po aq varësi sa edhe kokaina.
1. Sheqeri është një nga ingredientët ushqimorë më të vjetër në botë. Njerëzit e Guinesë së Re, mendohet të kenë qenë të parët që shpikën kallamin e sheqerit 8000 vjet para erës sonë.
2. Në shekullin e 16, një lugë çaji me sheqer ishte i barabartë me 5 dollarë në Londër.
3. Fjala “sheqer” e ka origjinën nga gjuha sanskrite “sharkara” që do të thotë, “material në formë grimce”. Në arabisht është “sakkar”, në turqisht “sheker”, në italisht “zucchero”.
4. Limonët kanë më shumë sheqer se luleshtrydhet.
5. Shoqata Amerikane e Zemrës i rekomandon femrave të rritura të hanë jo më shumë se 24 gramë sheqer e barazvlefshme me 6 lugë çaji, ndërsa meshkujve jo më shumë se 36 gramë sheqer baraz me 9 lugë çaji sheqer në ditë.
6. Kulla më e gjatë me kube sheqeri ka qenë 2 metra e 10 centimetra dhe është ndërtuar nga Camille Gourgeon në Francë më 1 korrik 2013. Kulla përdori 2,669 kube sheqeri dhe u ndërtuar për 2 orë e 59 minuta.
7. Në vitin 1822, një amerikan mesatarisht konsumonte 45 gramë sheqer çdo 5 ditë. Në vitin 2012, amerikanët konsumonin 765 gramë sheqer në 5 ditë.
8. Keçapi i fastfood-eve përmban një 1 lugë çaji sheqer në një 1 lugë gjelle shërbim.
9. Në të gjithë botën, njerëzit konsumojnë 500 kalori ekstra në ditë nga sheqeri, që është një sasi kalorish aq e mjaftueshme sa për të shtuar 1 kg në javë.
10. Sheqeri i tepërt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, sheqeri ndryshon sasinë e proteinave të muskujve të zemrës si një mekanizëm pompimi i zemrës.
11. Kristofor Kolombi prezantoi farat e kallamit të sheqerit në Botën e Re, veçanërisht gjatë udhëtimit të tij të dytë në vitin 1493.
12. Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me prodhimin e kancerit. Studimet kanë treguar se konsumi i tepërt i sheqerit ndikon negativisht në normat e mbijetesës tek pacientët me kancer në gji dhe në zorrën e trashë.
13. Varësia ndaj sheqerit mund të jetë gjenetike. Studimet kanë treguar se ata që kanë ndryshime gjenetike në hormonin e quajtur “ghrelin” konsumojnë më shumë sheqer.
14. Sheqeri dhe alkooli kanë efekte të ngjashme ndaj mëlçisë. Dëmtime të mëlçisë mund të ndodhin edhe pa kalori të tepërta e shtim në peshë.
15. Një studim i 2009-s, zbuloi se konsumimi i glukozës përshpejton plakjen e qelizave të trupit. Gjithashtu konsumimi i sheqerit është i lidhur edhe me mangësitë në kujtesë.
16. Sheqeri gjendet kudo, edhe tek uji tonik, biskotat, buka, salca pa yndyrë, salca domates, etj.
17. Një studim i 2013-s arriti në përfundimin se të paktën 180 mijë vdekje në botë janë të lidhura me konsumimin e pijeve të ëmbla. Vetëm SHBA-ja numëron 25 mijë vdekje nga sheqeri në 2010-n.
18. Ndërsa ushqimet e pasura në fibra, yndyrë dhe proteina ndihmojnë njerëzit të ndihen të ngopur, sheqeri nuk ta jep këtë ndjesi.
19. Një kanaçe Coca-Cola përmban 65 gramë sheqer. 300 gram Coca-Cola përmbajnë 10 lugë çaji sheqer. Një pije energjike Gatorade përmban 36 gram sheqer.
20. Konsumimi i frutave ashtu siç janë bën që trupi i njeriut të përfitojë fibra, lëndë ushqimore që humbet gjatë procesit kur fruti përkatës bëhet lëng.
21. Sheqeri është i lidhur edhe me sëmundje të tjera si diabeti i tipit 2, artriti, puçrrat, depresioni, infeksionet.
22. Më shumë se gjysma e 8.4 milion ton sheqer që prodhohet në SHBA çdo vit vjen nga panxhari i sheqerit.
23. Sheqeri ndodhet kudo. Janë blloqe ndërtuese karbohidratesh, lloji më i bollshëm i molekulave organike në qeniet e gjalla. Studiuesit thonë se sheqeri jo domosdoshmërisht është problem shëndetësor, por problem është sasia e sheqerit që ne konsumojnë.
24. Një lugë çaji me sheqer të bardhë ka 15 kalori dhe një lugë çaji me shurup misri (lloj sheqeri) ka 20 kalori. Pijet e lehta janë përgjegjëse për shumicën e sheqerit të shtuar në dietën amerikane.
25. 300 gram sodë në ditë shton sheqet mjaftueshëm për dietën e një personi sa për të rritur shanset e sëmundjeve të zemrës.
26. Amerikanët janë ata që konsumojnë më shumë sheqer, 33% nga pijet e lehta, 16.1% nga karamelet, 12.9% nga ëmbëlsirat, biskotat, 9.7% nga pijet frutore, 8.6% nga qumështi apo prodhimet e bulmetit.
27. Një amerikan mesatarisht konsumon 200 litra pije të lehta në vit. Në dietën amerikane, sheqeri i shtuar në ushqime shkon deri në 500 kalori në ditë. Amerikanët konsumojnë 10 herë më shumë sheqer se sa të gjitha lëndët e tjera ushqimore. Një amerikan mesatarisht konsumon 1.3 kg sheqer në javë ose 1610 kg gjatë gjithë jetës së tij.
28. Për të gjetur sasinë e kalorive nga sheqeri në një produkt, shumëzoni gramët me 4. Për shembull nëse përmban 15 gram sheqer ka 60 kalori nga sheqeri.
29. Organizata Botërore e Shëndetit i rekomandojnë njerëzit të konsumojnë më pak sheqer se sa gjendet në një sodë normale në ditë.
30. Ka disa forma të ndryshme sheqeri, përfshi sukrozën, fruktozën dhe laktozën.
31. Pothuajse 70% e të gjithë sheqerit që prodhohet përdoret në vendin e tij të origjinës. Më shumë se 100 vende prodhojnë sheqerin komercialisht.
32. Dy llojet e ndryshme të bimëve që prodhojnë shumicën e sheqerit në botë janë: kallami i sheqerit dhe panxhari i sheqerit. Kallami i sheqerit është i rritur në rajonet tropikale dhe subtropikale. Panxhari i sheqerit rritet në klimat e buta, në zona si Europa, Japonia dhe SHBA-ja.
33. Brazili është prodhuesi më i madh i kallamëve të sheqerit në botë. India është konsumatorja më e madhe e sheqerit në botë.
34. Kallami i sheqerit është i rritur zakonisht në plantacione të mëdha.
35. Sheqeri është i përdorshëm edhe për gatim: ëmbëlson kekun dhe bukën, bën që frutat të ruajnë ngjyrën e tyre duke mbajtur ujin, dhe i jep shije një pjese të madhe të ushqimeve.
36. Tregtia e sheqerit është një nga tregtitë më komplekse në botë, dhe përfshin kontrollet e çmimeve, kuotave e subvencionet.
37. Një nga marrëveshjet më të rëndësishme që rregullojnë tregtinë e sheqerit është ajo që ndalon prodhuesit e mëdhenj të sheqerit si SHBA-ja dhe Europa, të shesin me çmim të lirë sheqerin e tyre të tepërt në tregun botëror.
38. Ka të paktën 115 emra për sheqerin sipas formave të tij të shumëllojshme. Për të shmangur përdorimin e fjalës sheqer si ingredient të parë në disa ushqime, fabrikat ushqimore mund të përdorin një emër tjetër për sheqerin.
39. Deri në fund të viteve 1500, sheqeri quhej “Ari i bardhë”, dhe fisnikëria europiane e përdorte atë për të shfaqur qëndrimet e tyre sociale. Pas vitit 1600, me përparimet teknologjike dhe burimet e Botës së Re, sheqeri u kthye në diçka normale për të gjithë njerëzit.
40. Sheqeri njihet si shkaktar i rrudhave, të cilat dalin kur ka sasi të madhe të sheqerit në gjak. 4 gramë sheqer janë të barabarta me një lugë çaji sheqer.
41. Ralf Schroder nga Gjermania është personi që mban rekordin Gines për koleksionin më të madhe të paketave të sheqerit në botë që nga 14 maji i vitit 2013. Ai ka 14.502 pako të ndryshme sheqeri. Më e vjetra daton në vitin 1950.
42. Indianët ishin të parët që kristalizuan sheqerin gjatë dinastisë Gupta, rreth vitit 350 para erës sonë.
43. Kryqtarët ishin të parët që e prezantuan sheqerin në Europë pasi hasën karvanët që ngarkonin “kripë të ëmbël”.
44. Në SHBA dhe Japoni, shurupi i misrit përdoret në vend të sheqerit në shumë raste, sidomos në pijet e lehta dhe ushqimet e proçesuara.
45. Kur trupi nuk mund të pastrohet nga glukoza, sheqeri shkatërron indet. Pikërisht ky është diabeti: paaftësia e trupit për të eliminuar glukozën.
46. Përqindja e kalorive totale nga sheqernat ulet me uljen e të ardhurave të njerëzve. Me fjalë të tjera, njerëzit më të varfër kanë më pak gjasa të konsumojnë më shumë ushqime me sheqer se sa ata të pasur.
47. Meshkujt marrin më shumë kalori nga sheqernat e shtuara se sa femrat.
48. Sipas skanimeve të trurit, sheqeri shkakton po aq varësi sa edhe kokaina.
49. Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që konsumojnë 2 kanaçe soda të ëmbël në ditë kanë tre herë më shumë gjasa të jenë më të mërzitur dhe shqetësuar se sa ata që e pinë më pak.
50. Dhëmbët e prishura dhe beli i madh janë të lidhura me konsumimin e tepërt të sheqerit.