Lëvizja BESA, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të saj Bilall Kasami si dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë Qendrore, sot ishte pjesë e një sesioni konsultativ të organizuar nga insituti amerikan IRI. Pjesë e këtij sesion ishte edhe eksperti i nivelit të lartë politik, Balint Porcsalmi. E gjithë kjo ishte në vazhdën e trajnimeve dhe konsultimeve të organizuara nga IRI për katër partitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja BESA edhe më tutje do të vazhdojë të trajtojë problemet e përditshme të qytetarëve, duke ofruar zgjidhjet më të mira të bazuara në eksperiencën e vendeve evropiane.
Krahas fushatës në terren me strukturat e saj, veçanërisht aksionet gati të përditshme të Forumit Rinor, në drejtim të demaskimit te dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë, Lëvizja BESA si një parti serioze opozitare është e angazhuar në shumë fusha duke ofruar zgjidhje për hallet e qytetarëve. Në këtë frymë ishte edhe aktiviteti që sot u organizua nga ana e IRI-të për të ndihmuar Lëvizja BESA që të përpilojë ofertën e saj për zgjedhjet e ardhshme.