Skandali i mashtrimit me faturat e tvsh i hetuar referuar pak kohë më parë pranë akuzës nga tatimet, ka prishur qetesinë mes gjykatës dhe prokurorisë.
Ndërsa gjykata e Apelit sikurse mëson Top Channel i ka shpallur të pavlefshme arrestimet e 16 biznesmenëve, prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pranë bankave shkresa të shumta që hedhin dyshime ndaj një vargu kompanish që besohet të kenë mashtruar. Për këtë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas që mendohet se është pjesë e skemës me abuzimin gati 30 milionë eurosh.
Prokuroria e kryeqytetit dhe gjykata e Apelit kanë hyrë në një luftë të heshtur, por të hapur përsa i takon një dosjeje hetimore, për të cilën disa biznesmenë dhe kompanitë që ata përfaqësojnë janë nën hetim për krijim te skemave mashtruese lidhur me tatimin dhe vlerën e shtuar.
Ndërsa gjykata e Apelit ka shpallur të paligjshëm dhe ka urdhëruar lirmin e menjëhershëm të 16 biznesmenëve, prokuroria ka vazhduar me veprime të tjera hetimore sikurse është shpallja në kërkim e një tjetër biznesmeni i quajtur Ned Lamllari , i moshës 45 vjeç, për të cilin njëri nga prokurorët e çështjes ka siguruar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Por veprimi më i rëndësishëm që po kryhet është edhe veprimi tjetër, të cilët kanë nxjerrë urdhër sekuestroje në disa banka , për të marrë çdo veprim bankar të këtyre shoqërive dhe të biznesmenëve e të tjera që vazhdojnë të jenë nën hetim , pavarësisht vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë që bëri nul veprimet hetimore, edhe pse dyshohet që shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 30 milionë euro./Top Channel