Një mësues 27-vjeçar ka humbur jetën pasi u pickua në kokë nga një inspekt i panjohur.
Josh Brooker kishte udhëtuar drejt Vietnamit për pushime, kur u pickua nga insekti. Problemet i filluan pasi u kthye në Britani të Madhe. Babai i tij, i cili e priti në aeroportin e Manchester, vuri re se djali nuk ndihej mirë. Josh ishte kthyer në punë pas udhëtimit në Vietnam. Ditët e para të punës, ai pati ethe dhe shkoi për vizitë në spital. Aty mjekët zbuluan bakterin e stafilokokut që kishte hyrë në gjak.
Mësuesi u mbajt nën kujdes intensiv pasi pickimi në kokë i ishte infektuar. Infeksioni nisi të përhapej gradualisht dhe preku mushkëritë e tij. Kjo gjë i shkaktoi 27-vjeçarit vështirësi në frymëmarrje. Gjendja shëndetësore e tij nisi të përkeqësohej dhe pas trajtimit 1-mujor, ai ndërroi jetë në spital më 1 tetor. Babai i tij e përshkruan të birin si një njeri paqësor dhe të dashur me të gjithë.
Ndërsa nxënësit dhe stafi akademik i shkollës ku Josh jepte mësim, kanë krijuar një memorial për 27-vjeçarin, të zbukuar me mesazhe dedikuar mësuesit të tyre.