Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në emisionin “10 Minuta” të TV21, deklaroi se kryeministri Zaev duhet të japë dorëheqje, pastaj të formohet qeveri teknike dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve brenda 100 ditëve të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Siç thotë ai, arsyeja nuk është vetëm situata me datën për çeljen e negociatave me BE-në, por edhe për shkak të pamundësisë që të zbatohen reformat dhe siç pohon, gjendjes së keqe ekonomike të qytetarëve.
Nikollovski, thotë se presin që nga e hëna Zaevi të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike, dhe më pas të shkohet në zgjedhje.
“Ne shpresojmë se Zaevi do të japë dorëheqje që nga e hëna dhe se do të hyjmë në proces të formimit të asaj qeverise teknike, në pajtueshmëri me Ligjin – 100 ditë para zgjedhjeve dhe për 100 ditë të shkojmë në zgjedhje.
Data më e pranueshme është 100 ditë pas ditës së hënë. Domethënë, kjo është menjëherë në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutën”, deklaroi në emisionin “10Minuta” Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.