Kryeredaktori i TV21, Fatmir Aliu ka ftuar në debat nënkryetarin e LSDM, Muhamed Zekiri si dhe anëtarin e kryesisë së BDI-së, Blerim Bexheti, pas përballjes së tyre të mërkurën mbrëma në Click Plus, kur Bexheti ishte kyçur përmes telefonit gjatë intervistës së Zekirit, përcjell INA. Sipas postimit të Aliut në fb, Blerim Bexheti pranon ftesen per debat, ndërsa pritet përgjigje edhe nga Muhamed Zekiri.
“Muhamed Zekiri Blerim Bexheti te henen ne #ClickPlus ju pres per debat! Debat pa kushte dhe pa doreza per #Drejtesine! Te dy pranuat ftesen mbreme ne #ClickPlus te Agron Vrangalla, dhe shikuesit ju degjuan dhe po na pyesin per daten se kur do te zhvillohet debati #Zekiri vs #Bexheti Per kete arsye edhe po e beje kete publikim, qe shikuesit ta kuptojne se ju caktuam daten dhe oren! Keshtu qe ju presim ne 21:30 te henen 25 nentor 2019”, ka shkruar gazetari Fatmir Aliu. Zënkat e këtyre dy zyrtarëve kanë bërë që sot të deklarohen edhe Ahmeti dhe Zaevv, të cilët kanë thënë se raportet e tyre ndërpartiake dhe në Qeveri janë të shkëlqyera. (INA)