Lokali gjendet në afërsi të banesës ku ajo jetonte me Gruevskin
Bashkëshortja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Borkica Gruevski para disa ditësh është fotografuar një një lokal të Shkupit, ku ka festuar ditëlindjen, shkruan portali Skopje1, transmeton Tetova News.
Lokali ndodhet në afërsi të banesës ku ajo ka jetuar me Gruevskin. Kjo shfaqje e saj është e para pasi ish-kryeministri kërkoi azil në Budapest.
Sipas fotografisë, ajo duket e buzëqeshur dhe e disponuar.
Bashkëshortja e Gruevskit, 12 vjet më e re se ai, asnjëherë nuk ka dashur që të jetë në qendër të vëmendjes. Opinioni di shumë pak për Borkica Gruevskin (mbiemri i vajzërisë Mançeva), me të cilën Nikolla Gruevski ka dy vajza.
Ka diplomuar për jurispudencë. Në vitin 2015 mediat njoftuan se ajo magjistroi në Fakultetin Filozofik. Në kohën kur u martua me Gruevskin, ajo punonte si këshilltare në Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar në Komisionin e Letrave me Vlerë./TetovaNews