Ballina Aktualitet Lajme Gazetari i “Le Iene”: Kur takuam Alvinin në kamp, fëmijët e uritur...

Gazetari i “Le Iene”: Kur takuam Alvinin në kamp, fëmijët e uritur na ndiqnin prapa (VIDEO)

Pas një fundi të lumtur me vogëlushin Alvin Berisha, i cili u shpë*tua nga kampi Al-Hol, gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku ka rrëfyer për Ora News kushtet në të cilën jetonin fëmijët aty.

Sipas tij, ai kamp ishte si gjysmë bur*g, ku njerëzit aty nuk lejohet të dilnin. Kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira, ndërsa kishte edhe mungesa në ushqime.

Ai rrëfen sesi fëmijë të uritur dhe të trishte i ndiqnin nga prapa. Kopliku tregon edhe rastin kur disa çokollata dhe biskota që i kishin marrë për Alvinin ai shpërndanë fëmijëve të tjerë.

Taulant Kopliku: Ishte një kamp i madh, i rrethuar me tel me gjemba. Ai nuk është thjesht një kamp refugjatësh. Ne pamë edhe një kamp refugjatësh aty afër të refugjatëve sirianë apo të komunitetit të azilit që hynin dhe dilnin në kampin e tyre. Ndërkohë që ky kamp është i mbyllur, nuk mund të dalë jashtë asnjë person. Është një kamp gjysmë burg. Në këtë kamp nuk ndodhen burra. Ka disa persona meshkuj që hyjnë dhe dalin për të bërë disa tregti, janë disa tregje ku më fatlumët mund të ushqehen me këto ushqime që vijnë nga jashtë. Kjo është njëra pjesë, pjesa tjetër është higjiena, mbetesh pa fjalë. Ka mungesa totale të higjienës. Në ushqime kishte mangësi të mëdha. Mjafton t’ju them momente të dhimbshme kur fëmijë të uritur na vinin prapa për të marrë…ne kishim marrë me vete disa qese me çokollata dhe biskota për Alvinin, por u detyruam ti shpërndanim tek fëmijët që na shihnin me sy të trishtë.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

Gazetari thotë se kampi kontrollohej nga forcat e ushtrisë kurde.

Taulant Kopliku: Kampi kontrollohet nga forcat e ushtrisë kurde. Janë batalione edhe të grave që janë prezentë në brendësi të kampit. Sa i përket Alvinit dhe zonës ku ai ndodhej, le të themi që ishte pak më fatlum pasi zona e jetimëve kontrollohej më shumë nga shoqatat humanitare.

Gazetari tregon se puna për të shpëtuar Alvinin ka nisur në vitin 2016 kur babai i 11-vjeçarit bashkë me mediat italiane kanë rënë në gjurmët e nënës së të miturit.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

Taulant Kopliku: Atje ka pasur një sinjal GPS nga telefoni i nënës së fëmijës, por gjithë këtu mbeti historia. Aty u bllokua gjithçka dhe u kthye prapa.

Kopliku i sugjeron shtetit shqiptar ngritjen e strukturave të specializuara për trajtimin e të kthyerve nga Siria, pasi kjo kategori mbetet e radikalizuar.

https://youtu.be/EDXWFTEcl04