Ballina Argëtim Jetë & Stil Historia e vajzës që u rrit në depo mbeturinash dhe fitoi bursë...

Historia e vajzës që u rrit në depo mbeturinash dhe fitoi bursë studimi në Universitetin Melbourne

Ndonjëherë të gjithë mendojmë dhe ndjejmë se jeta nuk është e drejtë me ne. Të pasurit vazhdojnë të pasurohen, ndërsa të varfrit bëhen më të varfër. Ne priremi të shikojmë histori suksesi, po a jemi të sigurt që paraja është gjithmonë çelësi për të arritur sukses?

Epo, ka dhe përjashtime! Ne të dritare.net po ju tregojmë historinë e Sofia Ron, një vajzë 21-vjeçare nga Kamboxhia, e cila tetë vite të fëmijërisë i ka kaluar e rrethuar me plehra dhe tymra toksike, duke jetuar në një depo famëkeqe mbeturinash, e njohur si “Mountain Smoky.”

Kush do ta besonte se kjo vajzë e varfër do t’ia dilte? Ja pra që ju duhet të dini që sot Sofia është studente në Universitetin Melbourne, Australi, me ëndrrën që një ditë do të drejtojë biznesin e saj.

Sofia ndërsa jetonte në atë depo mbeturinash, ndryshe nga njerëzit e tjerë ajo ishte gjithmonë në kërkim të ushqimit të ngrënshëm dhe gjetjes së mbeturinave të riciklueshme, të cilat mund t’i shiste. Dita e saj më e mirë ishte kur ajo fitonte 50 cent, mjaftueshëm për të blerë disa gota oriz për familjen e saj. Ajo nuk e kuptonte sesa të vështira ishin kushtet, duke ngrënë e fjetur mes mbeturinash. Madje as aroma e rëndë nuk i bënte më përshtypje, sepse ai vend ishte shtëpia e saj.

Sipas Sofias, familja e saj nuk kishte zgjidhje tjetër. Ajo nuk kishte nisur as mësimet, sepse shkolla ofronte një vend për një fëmijë të familjes. Por pavarësisht kësaj ai ishte e vendosur, donte të studionte. Sofia, çdo ditë shkonte pas motrës së saj më të madhe dhe mësimin e ndiqte nga dritarja e klasës.

Një ditë ajo u takua me Scott Neeson, themeluesin e Fondit Kamboxhian të Fëmijëve (CCF). Ai e pyeti nëse ajo dëshironte të studionte anglisht, por atëherë, ajo as që dinte se çfarë ishte anglishtja. Gjithsesi, u lumturua. Ishte e gëzuar sepse një i huaj i kishte premtuar asaj se do ta çonte në shkollë. Dhe ashtu ndodhi.

Kështu Sofia shkoi në shkollë për herë të parë në moshën 11-vjeçare, në 2012. Ajo e pa veten në grupe fëmijësh që qeshnin e loznin. Duke qenë e etur për dije, Sofia mësoi shumë shpejt dhe komunikimi i saj ishte i shkëlqyer saqë në 2016 ajo ishte duke prezantuar një Tedx Talk në anglisht.

Përmes CCF, Ron arriti të siguronte një bursë studimi në Universitetin e Melbourne. Ajo u diplomua në qershor të 2019, për t’u kthyer në shtëpi dhe për të hapur biznesin që ëndërron./Përshtati Enkeleda Bodini-dritare.net