Një kontratë e nënshkruar me “Fashion tv” i ka dhënë mundësinë ish-Missit dhe modeles Klaudia Kalia të vendoset në Abu Dhabi për të ushtruar profesionin e saj.
Një shans i bukur jete ky, për një vajzë vetëm 19 vjeçe nga Shqipëria, e cila pikën më të fortë ka vetëbesimin.
Pasi u vlerësua si më e bukura me bikini dhe u rendit në “Top 10” nga votat e publikut në “Miss Grand International” në Myanmar, Klaudia rrëfen për “Panorama Plus” karrierën e re ndërkombëtare, fitimet nga moda në Dubai, marrëdhëniet me djemtë e paratë dhe aftësinë për biznes.
Shohim që ndodhesh në Abu Dhabi. Je për pushime, apo je vendosur aty për punë?
Abu Dhabi është vetëm një ndër vendet e shumta afatshkurtra për të ushtruar modeling pas kontratës me “Fashion TV”.
Si është jeta jote pasi ke përfaqësuar Shqipërinë në gara ndërkombëtare bukurie dhe, a ke ambicie për karrierë publike?
Normalisht që, pas fitimit të çmimeve shumë të rëndësishme në botë, sidomos pas kësaj të fundit në “Fashion TV”, përfitimet në modeling kanë qenë shumë të mëdha dhe ofertat për kontrata ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të shumta. Kështu që, “stay tuned”.
Ka ndodhur që je takuar me sheikë në Dubai dhe a është vendi që do zgjidhje për të jetuar?
Në Dubai synimi ka qenë puna në modeling dhe jo sheikët. Pas përfitimeve në punën e modelingut nuk besoj se kam nevojë për një të tillë. Ato mund të provojnë, por jo kudo u ecën. Për momentin jam për një kohë shumë të shkurtër në një photoshooting për “Fashion TV” dhe nuk është në plan për të jetuar, por nëse synimet e mia mund t’i plotësoj atje, edhe ndoshta.
Ke marrë pjesë në klipin “Toto” të Noizyt. Të ka hapur dyert ajo eksperiencë për të qenë pjesë e klipeve të të tjerë artistëve të famshëm?
Po, kam marrë pjesë në klipin e Noizyt dhe është i vetmi klip, pasi arsyeja e pjesëmarrjes ka qenë ngaqë aty është i gjithë grupi shoqëror i tij. Nuk mendoj që klipet e këngëtarëve shqiptarë janë hapje dyersh për mua si një modele ndërkombëtare, por më shumë janë përfitim për këngëtarët që të më kenë mua pjesë të projekteve të tyre.
Cila është pika jote më e fortë e pamjes dhe pjesët e fizikut ku nuk ndihesh perfekte?
Pika ime më e fortë është konfidenca, kështu që rrjedhimisht ndihem shumë mirë me fizikun tim në kompleksitet.
Impresioni i parë që u lë djemve dhe impresioni i parë që lënë ata te ty?
Normal që impresioni i parë që u lë djemve është pamja ime e jashtme, ndërsa impresioni i parë që lënë ata tek unë është tipi i tyre.
Ka ndodhur që të ka lënduar dikush dhe je natyrë hakmarrëse?
Po, ka ndodhur, por nuk ka qenë një lëndim kaq i madh sa unë të mendoj për hakmarrje.
Sa vlerë ka paraja për ty? A beson te stabiliteti me djemtë e pasur?
Paraja është e rëndësishme në jetë dhe nuk mund të hiqem naive, por stabilitetin mendoj se e gjej te vetja ime dhe jo duke kërkuar djemtë e pasur.
Një Miss që t’i hyjë biznesit, çfarë aftësish duhet të ketë dhe ç’kompromise duhet të bëjë?
Aftësia që duhet të ketë çdo person, jo vetëm një Miss, që t’i hyjë biznesit është profesionalizmi për ta drejtuar një biznes.
Për të pasur një jetë të qetë, duhet të zgjedhësh krijimin e familjes apo lirinë?
Nëse flas për të tashmen, qetësinë e kam duke qenë e lirë dhe te karriera pasi jam vetëm 19 vjeçe, por në të ardhmen, sigurisht që edhe familja është e rëndësishme.
Panorama plus