Lëvizja Besa ka reaguar ndaj konkursit të fundit në Postat e Maqedonisë, ku u pranuan 40 maqedonas dhe 20 shqiptarë.
Nga partia e Kasamit përkujtojnë se rreth 220 shqiptarë tashmë 5 vite punojnë me kontrata në vepër , por statusi i tyre nuk po zgjidhet. Nga Besa dyshojnë se ata po mbahen peng për t’u kushtëzuar për të votuar partitë në qeveri.
Lëvizja BESA, dënon fuqishëm këtë diskriminim etnik dhe partiak në konkurset shtetërore, duke vlerësuar se kjo qeveri po vazhdon avazin e vjetër të qeverisjes së kaluar, në raport me shqiptarët dhe avansimin në institucionet shtetërore.
Gjithashtu, BESA i’u bën thirrje gjithë institucioneve kompetente që njëherit të zgjidhin problemin e të punësuarve me kontrata në vepër , të cilët nuk kanë të paguar as sigurimin pensional e as sigurimin shëndetësor.