Në faqen “Sh.F “Fan Noli” f.Trebosh, Pallaticë dhe Uzurmishtë” në facebook është publikuar ky njoftim:
Në prani të arsimtarëve të shkollës qendrore, familjarëve, mysafirëve, shokëve e shoqeve dhe dashamirëve të fjalës së bukur, sot në shkollën qendore u promovua libri i parë i nxënëses së klasë së shtatë, Merita Isaki “Ndjenja e realitet”.
Në promovim morrën pjesë edhe arsimtar të kësaj shkolle që tani më janë në pension. Një ndër to ishte edhe mësuesi Bedri Tairi, i cili edhe përkundër vështërsive fizike e shëndetësore megjithatë u ngjit shkallëve me vështëri, e ishe i pranishëm në promovim. Po ashtu, në promovim ishin edhe mësues tjerë në pension, si Mesut Zulbehari dhe arsimtari i Meritës në ciklin e ulët Nevzat Memeti. Në fillim fjalën e morri autorja e veprës Merita e cila ndër të tjera tha : “Kam qenë shumë e lumtur, kur për herë të parë, emrin tim e kam parë të shënuar në fund të poezisë “ Shoqëria “ të postuar në faqe të shkollës. Erdhi dita të del nga shtypi vepra. Gjatë tërë kohës kam ëndërruar dhe me shpirtë, kam pritë vepren time shumë të madhe.
Me të vërtetë nuk kam fjalë të përshkruaj gëzimin dhe emocionet e mia kur e kam pa veprën time , të cilën ma solli babai në shtëpi”.
Më pas ajo falemenderoi arsimtarin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe njëherit kujdestarin e klasës Muaxher Haruni, për kontributin dhe përkrahjen e tij të pa rezerve deri në nxjerjen në dritë të veprës. Merita falemenderoi edhe sponzorët të cilët kontribuan materialisht që vepra e sajë të sheh dritën e botimit. Një falemenderim të veçantë Merita iu drejtoi familjes të cilët e kanë përkrah gjatë tërë kohës materialisht e moralisht.
Më pas fjalën morri arsimtari Muaxher Haruni, i cili ndër të tjera theksoi : ” Në të vërtetë kjo vepër është e përmbushur me ndjenja, sepse çdo varg i saj ka dalë nga burimi i ndjenjave të autores e materializuar me realitetin e kohës ku dhe kur jeton edhe Merita. Shumica e poezive janë reflektim i ngjarjeve dhe momenteve që arrinë ti sheh e ti kuptoj autorja. Përdor strofë të ndryshme sipas ndërtimit, dhe atë dy vargëshin, tre vargëshin, katër vargëshin dhe strofën me më shumë vargje.
Te disa krijime ndërton vargun me rrokje të njejtë, te disa krijimi vargjet janë ndërtuar me rrokje të ndryshme. Janë përdorë disa lloje të rimës. Dhe në fund, arsimtari kërkoi nga Merita të mos ndalet se shkruari, edhe për kundër faktit që një ditë duhet të kaloj nga këto banka e të rrugëtoj në ujëra tjera të jetës.
Nga Udhëheqësia e shkollës, nxënësja morri Lëvdatë për punën e saj krijuese.
Shokët e shoqet e klasës lexuan poezi nga vepra e Meritës. Merita më pastaj ua shpërndau nga një kopje të vepres të gjithë të pranishmëve.Vepren e parë ia dhuroi veteranit të arsimit të shkollës , mësuesit Berdi Tahiri.
Fjalë rasti patën edhe arsimtarët Iljaz Osamani dhe Nevzat Memeti, të cilët përgëzuan Meritën dhe i dëshiruan edhe promovime të veprave tjera.
Familjarët e Meritës enkas për këtë rast, kishin përgaditur një koktel rasti .
Duhet të theksojmë se kjo ishte vepra e parë e nxënësve të kësaj shkolle në këtë shkollë.