Pesë vite më parë, modelja Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media. Brunia e diplomuar në degën Financë-Bankë, në jetë bën llogari vetëm si të jetë e lumtur, ndaj po i mendon mirë ofertat që po i bëhen në fushën e modës dhe kinemasë.
Si gazetare sporti e ish-moderatore e “Bar Skedina”, ajo së fundi u bë protagoniste e mediave të huaja për propozimin e pazakontë që mori në stadium nga një tifoz, i cili iu ul në gjunjë me unazën në duar. Nga propozimi kur intervistonte futbollistët, tek imagjinata që ka për propozimin e jetës me mashkullin e duhur, Gea i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Bashkë me famën që mori në televizion, ajo flet edhe për bastet që vinte kur prezantonte “Bar Skedina” dhe paratë që fitonte…
”Mora një propozim për martesë gjatë punës”, ishte postimi yt i disa javëve më parë, që tërhoqi vëmendjen në lidhje me ç’ndodh në stadium me një gazetare sporti që bie në sy. Me shaka apo jo, mendon se erdhi në momentin e gabuar ky propozim?
Ishte moment shumë i lezetshëm, por shumë i papritur, siç duket dhe në video. U bë shumë “funny” sepse më gjetën të “papërgatitur” (qesh) Ndërkohë isha duke punuar dhe më flisnin në kufje vazhdimisht, kështu që e humba si moment. (qesh)
Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste?
Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)
Me format seksi, mendon se je një imazh tundues për publikun mashkullor që dominon audiencën e sportit?
Ja, ju si mendoni? (qesh) Fiziku është një dhuratë nga natyra, por më vjen mirë sepse shoh që bie në sy edhe për cilësi të tjera gjithashtu./Marrë me shkurtime nga: Panorama Plus