Aktorja Maitland Ward ,e cila arriti të ishte e famshme në serialin “Boy Meets World” të ABC / Disney Channel, thotë se ajo po fiton më shumë para me rolet në filmat pornografikë, madje është nominuar për çmime.
Aktorja, 42-vjeçare tregon për “The Daily Beast” se ajo ishte nominuar së fundmi për dy ‘Adult Video News Awards’, një ceremoni e ngjashme me Awards Academy, por për pornografi.
‘Kur njerëzit thonë ajo duhej të kthehej në pôrnografi,’ Unë qesh, sepse kjo është një gjë e mirë dhe unë tani po bëj më shumë,” -tregon ajo.
Ward, e cila luajti ‘Rachel McGuire’ thotë se kthesa e karrierës së saj duke u përfshirë në pornografi ndodhi rastësisht. Pasi “Boy Meets World” mbaroi në vitin 2000, ajo rezervoi disa pjesë në Hollywood para se të transferohej për të studiuar për teatër dhe skenar në New York dhe Los Angeles.