Për të patur një lëkurë të butë e plot shkëlqim, femrat do të ishin të gatshme të vendosnin çdo gjë në fytyrë. Por disa produkte janë të ndaluara rreptësisht nga dermatologët.
Ndonëse maskat natyrale janë një zgjedhje shumë e mirë kundër problemeve të ndryshme të lëkurës, shumë përbërës qofshin edhe natyralë mund të irritojnë lëkurën.
Ja çfarë është e ndaluar të vendosni në fytyre:
-Skrabet gërryese
Në vend të skrabeve gërryese, do të ishte më mirë të përgatisnit një të tillë vetë në shtëpi me sheqer e vaj ulliri. Skrabet kozmetike mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj duke jua lënë të acaruar e të skuqur.
-Produkte me bazë alkooli
Përpara se të blini një produkt, sigurohuni të lexoni etiketat ! Shmangni përdorimin e produkteve me bazë alkooli, pasi ky i fundit ka tendencën të acarojë lëkurën duke jua tharë.
-Krem hidratant me bazë kolagjeni
Kolagjeni prodhohet nën lëkurë dhe është e pamundur që lëkura ta përthithë përmes stresës së jashtme të lëkurës. Një krem hidratant me bazë kolagjeni do të ishte thjesht një investim i pavlerë sepse ju nuk do të përfitonit asgjë.
-Sfungjeri
Sfungjeri mund të largojë shtresat e vdekura të lëkurës, por në fytyrë ju nuk duhet ta përdorni kurrë pasi lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme.