FILLON PROCEDURA PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT ” RIKONSTRUIM I SH.F.K RAMETULLA AMETI” – ÇIFLIK
Kryetari i komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu dhe znj. Narine Sahakian-përfaqësuese e përhershme e UNDP-së nënshkruan kontratën për fillimin e realizimit të projektit “Rikonstruim i sh.f.k Rametulla Ameti”- Çiflik, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillit Komunal”, i financuar nga Agjensioni Zvicerian për Zhvillim dhe i organizuar nga UNDP.
Kryetari i komunës së Zhelinës shpreh mirënjohje për këshilltarët të cilët me pjesëmarrje aktive në 11 Modulet e trajnimeve ndihmuan këtë proçes.
Projekti ” Rikonstruimi i sh.f.k Rametullah Ameti”-Çiflik, me vlerë 2.700.000 denarë /50.000 $ në mënyrë transparente u votua nga qytetarët participativ në 4 forumet e organizuara në bashkësi.
Komuna e Zhelinës bashkë me 8 (tetë) komuna të tjera, fitoi projektin ku në konkurim ishin 53 ( pesëdhjetë e tre ) komuna.
Me respekt,
Zyra për informim
Komuna e Zhelinës
LAJME TË TJERA NGA KOMUNA E ZHELINËS: