Ballina Aktualitet Lajmet e fundit nga Komuna e Bogovinës: Sigurohet makina për pastrimin dhe...

Lajmet e fundit nga Komuna e Bogovinës: Sigurohet makina për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe përurohet rruga Çiflik – Kallnik (FOTO)

Komuna e Bogovinës siguron makinën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve komunale të ofruara nga NPK “Sharri” duke mundësuar menaxhim më efikas në mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrugëve lokale.

MARKETING:

LAJME TË TJERA NGA KOMUNA E BOGOVINËS:

Sot, në praninë e kryetarit të Komunës së Bogovinës u inaugurua rruga Çiflik – Kallnik.
Kjo rrugë me gjatësi 497 m dhe gjerësi 5 m, do të bëjë lidhjen e dy vendbanimeve dhe do të mundësojë qarkullim më efikas për qytetarët.
Ndërtimi i kësaj rruge është një ndër projektet kyçe për ngritjen e infrastrukturës rrugore në nivel komunal dhe ka vlerë të përgjithshme 3.039.258,00 denarë.


Aksioni për mbjelljen e drunjve dekorativ vazhdon edhe në vendbanimin Kamjan

Komuna e Bogovinës vazhdon me përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.
Sot, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” – Rakovec ka filluar projekti për ndërrimin e të gjitha dritareve dhe dyerve, projekt ky me vlerë prej 1.800.000 denarë.

Administrata e Komunës së Bogovinës sot ka ndërmarrë aksion për pastrimin e mjedisit jetësor dhe mbjelljen e drunjëve.
Qëllimi i aksionit është kompensimi i 2 janarit të këtij viti, që ishte ditë jo pune dhe njëkohësisht në këtë mënyrë të bëhet ngritja e vetëdijes së qytetarëve për një ambient të pastër jetësor.