Ballina Aktualitet Lajme Një video për të mos u humbur: Ku janë 160 milionë euro...

Një video për të mos u humbur: Ku janë 160 milionë euro të tërmetit (VIDEO)

Batuta? Arrogancë? Tallje me të pamundurit? Kërcënime për të mbyllur gojën?

Apo argumenta, fakte, shifra, në dobi të ekonomisë së vendit dhe interesave të shumicës?

Opinioni publik mund të zgjedhë vetë si të dojë.

Aq më tepër në këto ditë pas një tragjedie të rëndë, ku majë gërmadhave na thuhet se duhet të këndojë vetëm gjeli që i di të gjitha.

Ne të tjerët duhet të duatrokasim dhe nuk duhet të guxojmë as të shprehim frikë.

I është thënë qeverisë “së majtë” që koncesionet janë gabim, që janë mbifaturuar, që nuk e kanë ndryshuar thelbin e shërbimeve por vetëm po pasurojnë një grusht njerëzish.

I është thënë qeverisë “së majtë” që vetëm anullimi i dy prej koncesioneve të panisura siguron rreth 350 milion euro për rindërtimin e vendit.

Mbrapsht marrim vetëm batuta, tallje, sjellje bosh karagjozësh, akuza.

Për koncesionet në shëndetësi është folur shumë

Një nga mjekët që ka patur kurajon ta denoncojë një prej tyre me detaje është kthyer sërish me një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ka një sugjerim për Kryeministrin “e majtë”.

I cili me siguri do vazhdojë të vrasë mendjen për të tjera gjëra, ndoshta për të sjellë Adriano Celentanon që të këndojë karaoke me ata në çadra.

https://youtu.be/ifP2X_uWeow

Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit: