Ballina Aktualitet Lajme Rama dhe Elvis Naçi në Thumanë: Janë mbledhur 7 mln euro, do...

Rama dhe Elvis Naçi në Thumanë: Janë mbledhur 7 mln euro, do shkojnë për ata që kanë nevojë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e ndërtesave të reja. Në Thumanë po vijon puna për ndërtimin e banesave të qytetarëve që mbetën në ‘qiell të hapur’ pas tërmetit të 26 nëntorit.

7 milionë euro thotë imami Naçi se janë mbledhur nga donacionet dhe paratë do të shkojnë për njerëzit në nevojë. Nëse ka më shumë nevojë se 7 milionë euro, ai i kërkon kryeministrit që pjesa tjetër të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Gjatë ecjes në zonë, Rama nuk ka kursyer as ironitë dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe analistëve, kur i krahasoi me një qen.

Pjesë nga dialogu

Rama: Ne do bëjmë modelet e shtëpive t’i përshtaten traditës.

Rama banorit: Mos e ke prish vete shpinë? Kemi kete tokën e shtetit. Do ti bëjmë shtëpitë si qytezë. Me këto ndërtime që kemi bërë për një fshat na duhet më shumë tel sec i duhet gjermanisë.

Brenda pranverës së ardhshme këtu do shihni shtëpitë. Do bëjmë shkollën, qendrën shëndetësore dhe infrastrukturën, rrugën dhe sheshin.

https://youtu.be/zGvtZoYn4Fo

Banor: Nuk është faji jot.

Rama: Flm që ma the se mendova se ishte faji im.

Rama: Do bëjmë Qendrën Shendetësore të rëe dhe shkollën. Do ta bëjmë më mirë seç ishte, por pak durim.

Elvis Naci: Asnjë lek nuk do iki kot, por tek ai që ka nevojë.

Rama: Do bëni pak durim. Mos e diskuto.

Elvis Naci-Ramës: Janë mbledhur 7 milionë euro do shkojnë për ata që kanë nevojë. Po pati nevojë do vijë nga buxheti.

Rama: Pa vu data, në mars – prill do jetë bërë gjëja. Ku je më qeni, ja analisti, ku je mo shpirt, po përgatitet për debatin e mbrëmjes. Nëse janë çatitë e vjetra duhen bërë të reja. Atë objektin atje ta ruajmë.

Elvis Naçi: Do ishte ideale nëse mbarojnë në dhjetor.

Rama: Ka fillu goditja e vareve nga brenda. Në zyrën që do hapet këtu të ketë njerëz të bashkisë të kontrollojnë.