Dhimbja e kokës mund të zhduket brenda pak sekondave, me këtë trik. Njerëzit që vuajnë nga dhimbja e kokës, ose migrena, nuk e kanë aspak të lehtë. Është dhimbje kaq bezdisëse, dhe rraskapitëse fizikisht. Madje ndonjëherë është shumë e vështirë ta heqësh qafe. Por, rezulton se ekziston një mashtrim i vogël, që do t’ju ndihmojë ta largoni dhimbjen e kokës, në vetëm 10 sekonda.
Stresi, ankthi, mungesa e gjumit dhe dehidratimi, mund të jenë shkaqet e dhimbjes së kokës.
Kontraktimi i muskujve luan një rol të madh në dhimbjen e kokës. Muskuli ‘masseter’ është i vendosur në fytyrë, rreth faqes dhe nofullës. Është përgjegjës për të lëvizur nofullën. Dhimbjet e kokës që shkaktohen nga ky muskul, mund të lehtësohen me një teknikë të thjeshtë masazhi.
Sipas fizioterapistit Reavy, kjo teknikë mund ta zhdukë dhimbjen tuaj në vetëm disa sekonda. Së pari, gjeni vendin e dhimbjes, dhe vendosini gishtat te pjesa që ju dhemb dhe te nofulla. Vendosini gishtat në muskulin e kontraktuar, dhe masazhojeni. Me gishtat tuaj masazhoni pjesën e kokës, ku keni dhimbjen nga lartë-poshtë, ose rreth e rrotull. Pas disa sekondash, muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe dhimbja e kokës do të zvogëlohet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net