Mosha kur meshkujt ndjehen të lirë pa përgjegjësi nuk është më 40 vjeç, por 54. Ky është konkluzioni i një studimi në Britani, i cili ka pasur si pjesë të anketimit mbi 1000 meshkuj të moshave të ndryshme.
Ndryshimi i moshës nga 40 në 54 sipas studimit vjen për shkak të presioneve financiare, por kryesisht për shkak të prindërimit të vonë. Ndryshe nga e kaluara ku mosha mesatare e bërjes baba ishte 20-22 vjeç, prej vitesh mosha mesatare për meshkujt është 30-32 vjeç.
Për të përfunduar projektin, “Crown Clinic” me qendër në Manchester ndoqi stilin e jetesës së 1000 burrave, duke marrë parasysh zakonet dhe jetën e tyre profesionale.
Konkluzionet e studimit, të cilat janë botuar nga britanikja “Telegraph” në vitin 2013, tregojnë se vetëm në moshën 54 vjeçare burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”.
Sipas studimit pasiguritë që lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta, pengojnë meshkujt të jetojnë jetën ashtu siç ata e dëshirojnë dhe kushtet që ata t’i plotësojnë “qejfet vetes” arrijnë pas kësaj moshe.
Në anketime burrat kanë theksuar se frika se nuk sigurojnë një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes e frikësojnë pjesën më të madhe të tyre.