Një shqiptar i arratisur prej më shumë se 20 vitesh pas dy dënimesh për trafik droge, është arrestuar nga policia italiane në Napoli. Mihallaq Boraku, 49 vjeç, me origjinë shqiptare u arrestua pasi rezulton i dënuar nga gjykatat në Cuneo dhe Siena.
Pas arrestimit, ai është dërguar në burg në Secondigliano për të vuajtur një dënim përfundimtar në 8 vjet dhe 4 muaj. Ai u ndalua në vitin 1998 në Bra, ku jetonte dhe kishte ndërtuar një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Puglia, duke e transportuar më pas në Piemonte. Operacioni i antimafies në Torino u kodua në shqip “Besa”.
Gjatë operacionit, në 1997 u sekuestruan dyqind kilogramëve marihuanë, i destinuar për provincat e Cuneo, Asti, Alessandria dhe Torino. Droga ishte sekuestruar në një pikë kontrolli në daljen e autostradës Asti Est në rrugën Turin-Piacenza. Lënda narkotike po transportohej me një kamion, i cili zyrtarisht ishte i ngarkuar me peshk dhe produkte ushqimore të tjera.