Ministria e Jashtme për momentin nuk posedon të dhëna konkrete për numrin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Irak ose Iran.
Vendi nuk ka përfaqësi diplomatike- konsulare në këto vende. MPJ-ja përmes rrugëve diplomatike po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për marrjen e informacioneve përkatëse lidhur me shtetasit e Maqedonisë.
Lidhur me çështjen e shtetasve tanë me angazhim pune në bazat ushtarake në Irak, ky dikaster nuk posedon të dhëna të këtilla. Angazhimi që këta persona e kanë nuk është nën kompetencën e kësaj ministrie. Procedura e punësimit bëhet në mënyrë të pavarur nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këta persona konkurrojnë drejtpërdrejtë në agjenci private për punë dhe kanë kontratë të lidhur me organe përkatëse të SHBA-së apo shteteve tjera prezent në këto baza. Ministria e Jashtme nuk ka qasje në kontratat e tyre për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe me këtë nuk ka evidencë në numrin dhe statusin e tyre. Deri në këtë moment, asnjë shtetar i Maqedonisë që i cili mund të ketë qenë në këtë rajon nuk i është drejtuar MPJ-së për ndihmë përkatëse- shprehen nga kjo ministri./Alsat