Sot rreth orës 8 të mëngjesit në Kërçovë është gjendur i vdekur një person i moshës 49 vjeçe.
Personi në fjalë siç mëson Alsat ishte nëpunës policor në Stacionin Policor Osllomej. Bëhet fjalë për S.A. i lindur në vitin 1970.
Viktima është me plagë në gjoks që supozohet se është shkaktuar derisa ka pastruar pushkën e gjahut. Ekipet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.