Kryeministrja e Serbisë bëri të ditur se qeveria e saj dhuron 2 milionë euro grante Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit.
“2 milionë euro grant për Shqipërinë dhe do të mbetemi të gatshëm të mbështesim më tej Shqipërinë në përpjekjen e saj për rindërtimin.
Ju lutem pranojeni këtë ndihmë, në shenjë miqësie të mbështetjes sonë kur partnerët tanë janë në nevojë, dhe një angazhim për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić.
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve në Bruksel duke thënë ‘Faleminderit’ dhe ‘të lutem’ në disa gjuhë të huaja.
Duke iu drejtuar të pranishmëve të mbledhur enkas për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama kërkoi solidaritet në emër të popullit shqiptar.