Policia e Gostivarit ka arrestuar tre persona nga Gostivari për lëndë narkotike
“Dje (16-shkurt) rreth orës 18 e 20 minuta, në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin B.A., 27-vjeçarin F.Z dhe një 16-vjeçarë, të gjithë nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marijuanë”, njofton policia.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë adekuate.
VIDEO BONUS
@tetovanews
@tn.lajmelokale