Lëvizja Besa mbrëmë ka mbledhur kryesinë e partisë ku temë diskutimi ka qenë kryesisht oferta për koalicion nga ana e LSDM-së.
Sipas burimeve të kësaj partie, oferta parimisht është pranuar dhe se pritet shqyrtimi i disa detajeve të saj. Zaev dje ka takuar kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për finalizimin e marrëveshjes së mundshme. Pas takimit që zgjati për dy orë, Kasami nuk pranoi të prononcohet për Alsat. Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski thotë se organet e partisë punojnë në formimin e koalicionit të madh fitues. Sic mësohet, Lëvizja BESA pritet të fitojë pozita të favorshme në listat për deputetë të këtij koalicioni.